POLITIKË /

Përmbysje në Lezhë: PD-ASHM kalon në avantazh, PS ngushtësisht pas

Ndërkohë, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” zë vendin e tretë me 2,781 vota (6.3%), duke lënë pas partitë më të vogla që nuk kanë mundur të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin përfundimtar.

Shkruar nga Versus

Përmbysje në Lezhë: PD-ASHM kalon në avantazh, PS

Në një zhvillim surprizues në Lezhë, koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka përmbysur rezultatin dhe ka dalë forcë e parë në këtë qark, duke lënë pas ngushtë Partinë Socialiste.

Me 19,575 vota, që përfaqësojnë 44.2% të elektoratit, PD-ASHM ka kaluar në krye, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë renditet e dyta me 18,976 vota ose 42.8%, duke mbetur në një garë të fortë dhe të ngushtë për vendin e parë.

Ndërkohë, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” zë vendin e tretë me 2,781 vota (6.3%), duke lënë pas partitë më të vogla që nuk kanë mundur të ndikojnë ndjeshëm në rezultatin përfundimtar.

Rezultatet e detajuara për subjektet pjesëmarrëse:

PD–ASHM – 19,575 vota – 44.2%
Partia Socialiste (PS) – 18,976 vota – 42.8%
Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 2,781 vota – 6.3%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,197 vota – 2.7%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 912 vota – 2.1%
Partia Mundësia – 487 vota – 1.1%
Lëvizja Bashkë – 219 vota – 0.5%
Lëvizja Atdheu (LA) – 55 vota – 0.1%
Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 37 vota – 0.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 46 vota – 0.1%
Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 7 vota – 0.0%

Poll