Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pa vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar për të disatën herë këtë masë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj funksionimit normal të qeverisë.
Përmes një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, Rama theksoi se pezullimi i një ministri prodhon pasoja të menjëhershme në zinxhirin e vendimmarrjes, pasi sipas Kushtetutës ministri ka autoritet të pakalueshëm dhe të padelegueshëm.
Rama u shpreh se ky veprim ka bllokuar një sërë procesesh, nga marrëveshja për fluturimet ajrore me Kanadanë, e deri te dhjetëra vendime të qeverisë, leje ndërtimi dhe projekte në energji të rinovueshme, infrastrukturë e investime publike që nuk mund të finalizohen pa firmën e Ballukut.
“U bë sebep një mik i mirë për ta bërë këtë komunikim me një mesazh ku më shkruan, unë e kuptoj mirë shqetësimin tënd lidhur me parimin dhe me precedentin e rrezikshëm që krijon pezullimi i ministres dhe nesër bëhet rrugë dhe dihet që prokurorët dhe gjykatës të heqin këtë duan nga qeveria por ajo e linjës ajrore me Kanadanë mu duk pak e tepër".
Tani ok, mbase nuk është pak e tepër është shumë e tepërt por shembuj që unë sjell i sjell për të treguar sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ndryshe nga çdo funksionar publik që mund të pezullohet, ministri i pezulluar nuk firmos vetë asgjë por bën që askush tjetër mos marrë vendim dhe të firmosë në emër të digasterit.
Sepse Kushtetuta ja jep tja jep atij autoritetin e ekskluziv të pa delegueshëm tek askush tjetër. Prandaj dhe pezullimi i ministrit është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit të vendimarrjes për krejt sektorët që ministri mbulon. Dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore të cilën po mundohemi tani mos ta zgjidhim me minsitrinë e jashtme, pro ja sa të zëmë që e zgjidhëm, po me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë, po me lejet e ndërtimit për investimet ne energji të rionuveshme, në infrastrukurë në godina publike që kanë kaluar në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar si do ja bëjmë.
Dhe këto janë punë të bllokuara që do të shtohen për ditë prandaj dhe unë kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese”, tha Rama, duke theksuar më tej se bllokime të tilla shtohen dita ditës dhe më shumë, gjë e cila e shtyu që të kërkojë zgjidhje në Gjykatën Kushtetuese, duke paralajmëruar se precedenti i krijuar është i rrezikshëm për funksionimin institucional.
