POLITIKË /

Po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes! Sali Berisha denoncon IUTE dhe Kredo.al

Sipas qytetarit, kredia fillestare ishte 2.5 milionë lekë të vjetra, por për shkak të një vonese prej vetëm 35 ditësh në pagesën e këstit të parë, shuma e borxhit është rritur në 5.2 milionë lekë.

Shkruar nga Versus

Po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes! Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar përmes rrjeteve sociale dy institucione financiare të mikrokredisë, Iute Credit dhe Credo.al.

Ai ka publikuar rastin e një qytetari nga Puka, i cili ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të një kredie që kishte marrë në këto institucione.

Sipas qytetarit, kredia fillestare ishte 2.5 milionë lekë të vjetra, por për shkak të një vonese prej vetëm 35 ditësh në pagesën e këstit të parë, shuma e borxhit është rritur në 5.2 milionë lekë.

Postimi i Sali Berishës: 

E dërgojnë drejt fatalitetit!
Dënoj me forcën më të madhe indiferencën e narkoshtetit!
Lexoni denoncimin e qytetarit për mikrokreditë!
Pershendetje Doktor Berisha. Jam nje qytetar nga qyteti i pukes dhe dua te bej nje ankese, per 2 filiale mikrokredit , iute kredit dhe kredo , al , kam marrur tek keto kredi dhe ma moren shpirtim kam marr 3.5 miljon te vjetra tek njera, si ka mundesi qe japin dhe pa sigurime pa mardhenie pune dhe pastaj vendosin lakun ne fyt, me kan mbyt sakatuar, me letra permbarimi me cdo gje, vetem banka nuk jane keto. Keto jane leke me fajde. Me shkaterruan totalisht. A ka mundesi ta besh nje shkrim nje ankese apo dicka verifiko dhe shiko se na shkaterruan me presione kompanit permbaruese, po me qojne drejte vetevrasjes. Ca jan keto filiale, qe mire qe me mua merren por telefonojn familjarwt vllezer motra gru , nanen baben, une jam nda me familjen qe 10 vite. Te lutem bej dicka sepse nuk jam i pari na shkaterruan fare, a i vra para spakut burri huaj beri vetvrasje sepse e shkaterruan keto banka.
Kam marrur 2.5 miljon dhe e kam len 35 dit pa paguar kestin e par dhe me ka shku kredia totale 5.2 miljon , dhe ma kane kaluar me studjo ligjore studjo ligjore fut dhe 30 perqind te principalit te mbetur qe domethen miljona leke pa fund
Me kan shkatrru pom qojn drejt vetvrasjes

Tags:

iute kredo.al

Poll