POLITIKË /

“Po ke këllqe, merru me këta zogj ku***”, Murrizi i ashpër ndaj Dumanit për Bankers Petroleum: Kanë tallur tr**** me lekët e shqiptarëve

Shkruar nga Versus
“Po ke këllqe, merru me këta zogj ku***”, Murrizi i
Myslim Murrizi dhe Altin Dumani

Ditën e djeshme gjykata e apelit në Tiranë la në burg drejtorin kinez të kompanisë “Bankers Petroleum” në Patos të Fierit, Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo nën dyshimet se kishin ngritur një skemë mashtrimi duke kryer evazion fiskal prej miliona eurosh.

Për rastin ka reaguar edhe ish-deputeti Myslim Murrizi i cili i kërkon kreut të SPAK Altin Dumani që të hetojë këtë aferë kriminale që i ka shkaktuar shtetit një dëm të madh prej miliona eurosh për tatime të papaguara dhe rimbursimin e TVSH-së që ka përfituar kompania e cila prej 20 vitesh deklaronte humbje ndërkohë që kishte shitur 532 miliardë lekë naftë.

Duke iu drejtuar ashpër Dumanit, ish-ligjvënësi i PD i bën thirrje që të hetojë rastin e Bankers Petroleum duke e siguruar se aty do të gjejë të përfshirë edhe politikanë të lartë shqiptarë.

"Po ke këllqe meru me këta zogj Ku…. Kinez e Shqiptar të BANKERSIT, që kanë vjedhur miliarda euro dhe kan tall trapin 21 vjet me pasurinë e Shqiptarëve duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse të gjithë zagarët e politikës dhe e ke kryer detyrën tënde si drejtues i SPAKU-t se aty i ke paketë të gjithë halet që kanë mbërthyer prej fyti Shqiperinë 35 vjet e që bëjnë sikur zihen apo luftojnë njëri tjetrin”- shprehet ish-deputeti mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Pas vendimit të djeshëm e gjyqtares së apelit Zj Gilda Hoxha për të lënë në fuqi masat e arrestit për drejtuesin dhe ish drejtues të kompanisë BANKERS habitem nga heshtja e drejtuesit në detyrë të SPAKUT Z Dumani

Nisur nga shifrat marramendese të qindra miliona eurova te “qerasura” nga kjo kompani tek kompani te tjera, tek individ, politikan, apo sekser te politikaneve ne 21 vite nga viti 2004 duke mos paguar asnje kokerr leku si tatim fitimi ne Shtet, kjo eshte vjedhja me e madhe e pasuris se Shqiptareve ne 35 vite rreth 15 miliard euro

Z Dumani!

Te kerkoj ndjes qe ndoshta ta prish rehatin e pushimeve te gushtit se edhe Ti njeri je e te takon te besh pushime pas nje pune intesive plot ngarkes me deklarata pritshmerie se do godasesh fort korrupsionin ne nivele te larta dhe ne afro 3 vjet ke arrestuar 4 her Lefter Koken, 4 her Alqi Bllakon 5 her Fatos Tushen, por kur te kthehesh nga pushimet shife njeher kete punen e BANKERSIT se mos eshte per “ nderrmarrjen” Tuaj si çeshtje meqe kaq euro nuk jan vjedhur nga te gjithe te arrestuarit se bashku nga viti 1991.

Ndoshta e kam gabim por meqe pak dite me pare ke emeruar si keshillojse Zj Brunilda Bekteshi qe ka punuar tek ÇEZI dhe ja di mrifetin ketyre qindra miliona eurove te “ shperndara” duar duar tek hajdutet e politikes, pyete dhe ate njeher si e shef ajo kete aferen e BANKERSIT

Megjithese Zj Bekteshi e ke mare te “ keshilloj” per vetingun pasi “ realizoi” me sukses fazen e pare si ish antare e KPKS qe ne fakt ishte KÇK e tani ne konflikt te hapur interesi do “ gjuaj” ata qe nuk arriti ti “ gjuante” dot ne KPK se nuk ishte e mundur qe te ishte ne trup gjykuese ne çdo subjekt

Z Dumani!

Po ju drejtohem Ju se mendova ti drejtohem Z Metani por ai ka afro 6 vjet qe eshte rraskapitur nga lodhja ne krye te ILD duke u mare rreth 3 vjet me rikonstruksionin e godines dhe 2 vjet ju bene bythet kallo ne kafe tek lokal pano-vino tek hotel Plaza e i takon te bej 3-4 muaj pushime te shtrydhi kockat se edhe 3 vjet derisa te mbaroj mandatin 9 vjeçar do kete “ngarkese” te madhe me mobilimin e zyrave

Bile meqe Ti ke mare si keshillojse Brunilden e KPKS, Metani mund te mari keshillojse Klotilden e komisionit te ligjeve se kenaq edhe Llagamin e KLGJ dhe e ben tutar te gjith sistemin e drejtesis e pastaj nuk kan ku te futen gjyqtar e prokuror qe nuk zbatojne ligjin

Z Dumani!

Keto 3 muaj qe te kan ngelur si drejtues i SPAKUT mos u lodh me kot me Krifcen e IPARDIT, me Inceneratorin e Tiranes, me Tigrin e termetit qe po “ vuan” te zezen ne Zvicer,me Tigrin 1 dhe Tigrin 2 te Bangladeshit ne Vlore,me telefonat BQ, SKY, ECROÇAT,me tenderat e AKSHIT, me Çunat e Dubait, me te “ emeruarin” kordinator te bandave me Qeverin, me keta shejtaner qe blen vota ne 11 maj, me 4 konçensionet 500 milion euro te ministris se shendetesis, me portin e Pashalimanit, me tendera rrugesh e tunelesh,  me Bektashin me autokombaj nga Kozara dhe Bektashin e Partizanit, me Gerdecin apo 21 Janarin, me kontejeret me droge qe kan edhe ndonje arke banane brenda, me harabelin e Arjoles,apo me zogun e Tiranes e me lloj lloj çeshtjes “ bombastike”, por po ke kellqe meru me keta zogj Ku…. Kinez e Shqiptar te BANKERSIT,qe kane vjedhur miliarda euro dhe kan tall trapin 21 vjet me pasurin e Shqiptareve duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse te gjith zagaret e politikes dhe e ke kryer detyren Tende si drejtues i SPAKUT se aty i ke pakete te gjith halet qe kane mberthyer prej fyti Shqiperin 35 vjet e qe bejne sikur zihen apo luftojne njeri tjetrin. Versus.al

Poll