POLITIKË /

“Po krijon furi populiste ndaj nesh”, Rama i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve: Doni të rrisni pagat me gjyq

Shkruar nga Versus

“Po krijon furi populiste ndaj nesh”, Rama i përgjigjet

Dje Shoqata e Gjyqtarëve reagoi ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama sa i takon rritjes së pagave për magjistratët, duke e cilësuar këtë qëndrim të kryeministrit si një fushatë të vazhdueshme qeveritare për të nxitur furi populiste.

Ndërsasot, kreu i qeverisë ka dalë “live” në rrjetet sociale ku ka mohuar pretendimet e ngritura nga shoqata të cilën e krahasoi me partitë politike duke thënë se prononcimet e institucionit ishin të ngjashme me ato të aktorëve politikë.

"Ju kërkoni t’i rrisni pagat vetes me gjyq dhe vazhdoni të thoni e gjithë kjo fushatë qeveritare e shumëzuar mediatikisht për të krijuar furi populiste. Cilën furi populiste dhe ku e kemi nxitur dita ditës? Apo është miza nën kësulë që nuk po funksionon plani i kalimit pa mendje të 37 milionë eurove plus të rritjes së pagave mujore me 2 mijë e 3 mijë euro në muaj. Kjo është në të vetmin vend në planet ku pagat e gjyqtarëve e prokurorëve janë më të larta se të presidentit, kryeministrit, deputetëve etj”- tha Rama.

Ndërsa deklaroi më tej se gjyqtarët kurrë më parë nuk e kishin patur një pavarësi të tillë të cilën sipas Ramës ua ka garantuar qeverisja e PS.

“Po i marrim me radhë argumentet për të mos krijuar këtë betejën retorike të cilën iu sugjeroj ta lini dhe të mos e përdorni më sepse nuk iu shkon gjyqtarëve të prononcohen me terma të tilla duke përdorur etiketime të cilat iu shkojnë partive më të vjetra e më të degraduara këtu dhe jo një trupe gjyqësore që është mbështetur me të gjithë vullnetin e mirë nga kjo shumicë qeverisëse. Kurrë nuk e keni patur ju më parë këtë pavarësi e këtë pushtet që ua ka dhënë kushtetuta, por ua kishte dhënë edhe më parë.  Ashtu sikundër edhe pagat që keni aktualisht të barabarta me Greqinë i keni sepse është vullneti i kësaj shumice qeverisëse"- shtoi kryeministri. Versus.al

Poll