POLITIKË /

“Po na ndjek”, Blushi përshëndet Metën te 313-ta: U bëj thirrje horrave që mos ta provokojnë

Gjatë fjalimit që mbajti në protestën e përjavshme të opozitës para bashkisë, Tedi Blushi deklaroi se me arrestimin e Metës ka kapitulluar Reforma në Drejtësi.

Shkruar nga Versus

“Po na ndjek”, Blushi përshëndet Metën te 313-ta: U

Ndërkohë që kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta po mbahet i paraburgosur në qelinë e survejimit të burgut 313 në Tiranë për shkak të shpërthimeve që ai pati ndaj prokurorëve në sallën e GJKKO, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi teksa mbante fjalim para protestuesve tek bashkia u shpreh i bindur se ish-presidenti po i ndiqte.

Blushi përsëriti akuzat ndaj SPAK-ut duke e cilësuar arrestimin e Metës si “kapitullim të reformës në drejtësi”. Ndërsa bëri thirrje për aksione më të fuqishme në vazhdim.

“Një përshëndetje për Presidentin e PL që po na ndjek. Rrëmbimi i presidentit nga kjo bandë terroriste nuk është gje tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë që arrestimet politike i udhëron Edi Rama. Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit.  Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni tju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi”, deklaroi Blushi.

Ilir Meta prej të mërkurës mbahet në qelinë e survejimit në burgun 313 pas përplasjeve që pati me kreun e SPAK Altin Dumanin të cilin e ofendoi dhe kërcënoi gjatë seancës ku iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg” nën akuzë për 3 vepra penale: korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e pasurisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: