POLITIKË /

"Po u sjellin shumë telashe", Berisha-fermerëve: Banka e Zhvillimit do t'ju çlirojë nga mikrokreditë

Shkruar nga Versus

"Po u sjellin shumë telashe", Berisha-fermerëve: Banka e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me fermerët e Dimalit, ku akuzoi qeverinë se nuk i ka mbështetur dhe se nuk ka patur asnjë projekt konkret për zhvillimin e tyre.

Berisha tha se nëse PD vjen në pushtet, qeveria e tij do të subvencionojë fermerët për çdo fidan të mbjellë, ndërsa premtoi mbjelljen e ullinjve dhe lajthive në gjithë vendin.

“Ne do vazhdojmë subvencionet tona për çdo fidan, siç e thashë. Ne patëm projektin e ullirit dhe arrorëve dhe u siguroj se nuk do mbetet kodër pa u mbjellë me ullinj, lajthi ose vreshta në të gjithë Shqipërinë. Shqipëria mund të jetë vendi i prodhimit të frutave më të mrekullueshme dhe në sasi të mëdha. Është një kopsht natyror i vërtetë”- tha Berisha.

Më tej tha se do Banka e Zhvillimit do të ketë një sektor të përcaktuar për bujqësinë për të çliruar fermerët nga mikrokreditë me interesat e larta.

“Ne sigurisht do subvencionojmë edhe bimët e arave dhe të gjitha llojet e tjera të prodhimit. Banka e Zhvillimit do ketë një sektor të veçantë për bujqësinë dhe do u çlirojmë nga mikrokreditë se edhe këto me interesat e larta u sjellin shumë telashe ju. Ne do garantojmë për ju kredi të buta nga Banka e Zhvillimit, pastaj ju do ndërtoni jetën tuaj, të rinjtë do punojnë, fermat do ecin dhe Shqipëria do bëhet më e pasur dhe më e mëkëmbur dhe ju më të pasur”- shtoi kryedemokrati. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: