Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me procedimin penal që ka bërë policia për 17 deputetë, të cilët ishin pjesë e protestës së dhunshme mbrëmjen e djeshme (26 nëntor), ku u përplasën me policinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Korreshin duket se e ka mërzitur ky procedim, pasi ka shpërthyer ndaj efektivëve me një gjuhë ofenduese.
‘Qyqa Policia e Tironës na paska proçeduar penalisht 17 deputetë! Edhe pse na dërrmuat nga brinjët e na gjuajtët me shkelma e na dogjët nga sytë nuk ankohem se jemi mesuar, AMAAAAAA një kërkesë e kam e kam për Ministrin dhe Drejtorin e Policisë.
I thoni Policëve të LAJNE SQETULLAT se na helmuan e ja kalonte dhe eres së gazit lotsjellës. Aman se është dhe viti i ri na latë pa përshesh”, shkruan Korreshi në postimin e tij’, shkruan deputeti Saimir Korreshi në Facebook.