
Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja informale që deputetët dhe ministrat socialistë po mbajnë që prej orës 10:00 të ditës së sotme në Elbasan.
Endri Fuga, drejtor i komunikimit në Këshillin e Ministrave po u bën një trajnim socialistëve lidhur me strategjinë e re e komunikimit në publik. Duke u fokusuar më së shumti në propagandën e rrjeteve sociale, Fuga u ka kërkuar deputetëve dhe ministrave që të rrisin prezencën e tyre në rrjetet sociale duke bërë sa më shumë postime.
“Mos e ndryshoni shpesh foton e profilit”- ka qenë një shtesë në porositë për rrjetet sociale.
Ndërsa një tjetër pikë ku Fuga ka kërkuar përqendrim më të madh, ka qenë në përpjekjet për të fituar më shumë vota nga elektorati gri në vend që tashmë duket më i madh se kurrë pasi shumë prej qytetarëve janë shprehur në sondazhe të ndyshme se nuk preferojnë asnjë prej palëve politike në vend. Versus.al







