POLITIKË /

“Lehjet e fundit para se të hyjmë në Europë”, banderola e veçantë për mbledhjen e socialistëve në Elbasan (FOTO)

Shkruar nga Versus

“Lehjet e fundit para se të hyjmë në Europë”,

Detaje të reja “estetike” janë zbardhur nga mbledhja informale që grupi parlamentar i PS dhe ministrat po mbajnë në Elbasan.

Në resortin “Fish City” ku po zhvillohet mbledhja, duket se organizatorët janë përpjekur të fusin edhe ironi për palën kundërshtare politike.

Në në prej fotove të shfaqura, shihet kryeministri Edi Rama i cili rrethohet nga një numër madh qenësh “të tërbuar” dhe më tej shkruhet: “Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë”, duke iu refruar kështu sulmeve nga ana e opozitës kundrejt ekzekutivit. Versus.al

“Lehjet e fundit para se të hyjmë në Europë”,
Kryeministri Rama në një prej fotove të shfaqura në vendin ku mbahet mbledhja
Tags:

edi rama

Poll