POLITIKË /

Rama mbledh në Elbasan deputetët dhe ministrat për ‘t’u dhënë notën’! Zbardhet agjenda e takimit

Puna e bërë deri më tani në komisionet parlamentare si dhe plani për sesionin e ri parlamentar janë në qendër të diskutimeve të PS në mbledhjen e sotme.

Shkruar nga Versus

Rama mbledh në Elbasan deputetët dhe ministrat për

Elbasan- Grupi parlamentar dhe qeveria e socialistëve mblidhen ditën e sotme për të bërë një analizë performance si dhe për të caktuar porositë që duhet të zbatohen gjatë këtij sesioni parlamentar në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Mbledhja ka nisur në orën 10:00 me fjalën e kreut të grupit parlamentar Niko Peleshi. Më pas fjalën e merr kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndjekur nga ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla.

Fillimisht, pjesa e parë e mbledhjes përmban njohjen me punën e bërë deri më tani në komisionet e posaçme të Antikorrupsionit dhe Dezinformimit, nisma të mazhorancës të cilat janë bojkotuar nga opozita deri më tani.

Në pjesën e dytë, fokusi do të jetë në strategjinë e re të komunikimit publik që duhet ndjekur nga deputetët me qytetarët, punën në Kuvend si dhe mesazhet publike që duhen transmetuar deri në zgjedhjet parlamentare. Pjesa e tretë do të jetë e përqendruar rreth mesazhit që do të përcjellë kryeministri Edi Rama i cili i bashkohet mbledhjes rreth orës 14:00.

Të dielën e kaluar, Rama mblodhi në Durrës Asamblenë e PS ku zyrtarizoi edhe drejtuesit e 12 qarqeve të cilët do të udhëheqin fushatën elektorale. Surprizë ishte lënia jashtë e Damian Gjiknurit si dhe caktimi i Spiropalit dhe Manastirliut si bashkëdrejtuese me Veliajn në qarkun e Tiranës. Versus.al

Poll