AKTUALITET /

Makina shpërthen në flakë, zjarri i madh përfshin parkingun

Shkruar nga Versus

Makina shpërthen në flakë, zjarri i madh përfshin parkingun

Shkodër- Një zjarr është regjistruar para pak minutash në qytet, brenda parkingut të një pallati në rrugën “Dragushaj”.

Dyshohet se flakët shpërthyen nga një automjet i parkuar. Tymi ka mbuluar një pjesë të zonës, duke shkaktuar panik te banorët përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në të gjithë parkingun apo në automjete të tjera. Versus.al

Poll