
Partia Demokratike do të mbajë mbrëmjen e sotme protestën e radhës ku nuk janë planifikuar fjalime, por vetëm marshim në rrugët e kryeqytetit. Në terren për mbarëvajtjen e protestës do jenë plot 1500 efektivë policie të përqendruar tek kryeministria, ministritë dhe parlamenti.
Gjithashtu, janë bllokuar disa rrugë që përfshijnë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sheshin “Nënë Tereza”, si dhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Një ditë më parë, drejtori i policisë, Skëmnder Hita i kërkoi opozitës që të përmbahet në kërkesën e dërguar për protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit duke paralajmëruar se, në rast shkeljeje të kësaj zone, policia do të veprojë. Versus.al

