Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi folur sërish me nota ironie ndaj presidentit të republikës, Bajram Begaj për të cilin tha se nuk e luan rolin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, duke shprehur qartazi preferencat partiake.
Në komisionin e ligjeve ku u diskutua mbi buxhetin e caktuar për institucionin e presidencës, Bardhi ironizoi Begajn duke pyetur përfaqësuesen e tij se çfarë godine dhe automjeti dëshiron presidenti.
“Këtë godinën do e rikonstruktoni, do e ndërtoni nga e para? E do të re presidenti, e do zyrën më të madhe, me më shumë dritare apo më shumë dyer? Çfarë nevoje konkrete ka presidenti për ta sistemuar zyrën apo rikonstruktuar? Na bëni me dije çfarë lloj makine i pëlqen presidentit, çfarë marke e ka mjetin aktual dhe çfarë marke e do tjetrin?”- u shpreh Bardhi.
Ironia e Bardhit pati përgjigjie nga ana e deputetes socialiste Klotilda Bushka e cila tha se duhet treguar respekt për institucionin e presidentit. Demokrati iu përgjigj sërish duke ashpërsuar akuzat ndaj Begajt.
“Presidenti nuk e ka luajtur as edhe një ditë të vetme rolin si kreu i shtetit. Shkon në vizita zyrtare rreth më rreth, ishte para ca ditësh në Skrapar me drejtuesin politik të PS. Ti më thua mua të mos bëj ironi me presidentin? Po presidenti është kthyer në batutë”- deklaroi Bardhi. Versus.al