POLITIKË /

“Presim lajme nga Trump”, Gjekmarkaj: PD-ja po "kafshohet" nga partitë e vogla

Përsa i takon zgjedhjeve të 11 majit dhe nëse opozita duhet të dalë e bashkuar në këto zgjedhje, Gjekmarkaj tha se partitë e vogla duan të rriten duke kafshuar të mëdhenjtë.

Shkruar nga Versus

“Presim lajme nga Trump”, Gjekmarkaj: PD-ja po "kafshohet"

Agron Gjekmarkaj, nënkryetari demokrat i Kuvendit, tha se Shqipëria ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme.

"Shpresa për ndryshim është PD, po tentohet të ulet pesha elektorale e saj nga të vegjëlit”, tha Gjekmarkaj.

Përsa i takon zgjedhjeve të 11 majit dhe nëse opozita duhet të dalë e bashkuar në këto zgjedhje, Gjekmarkaj tha se partitë e vogla duan të rriten duke kafshuar të mëdhenjtë.

“Nuk është i ndershëm sulmi kur thuhet që PD është njësh me PS-në, apo për të thënë se Sali Berisha dhe Edi Rama janë bashkë. Partitë e vogla po përpiqen të kafshojnë ku të munden te elektorati i opozitës. Ai tha se PD është e interesuar për një koalicion sa më të gjerë. “Mendoj se kemi raporte korrekte me secilin nga aleatët tanë, por për terma konkrete të bashkëpunimit, do të jetë kreu i PD-së, Sali Berisha që do të marrë vendimet, ka treguar se merr vendimet e duhura, dhe besoj se të tilla do të jenë edhe këto”, tha Gjekmarkaj gjatw njw interviste me gazetaren Nisida Tufa nw News24.

“Presim lajme nga Trump”, Gjekmarkaj: PD-ja po "kafshohet"

Nënkryetari i PD-së tha se kjo forcë politike ka mbështetur hapur Presidentin e zgjedhur amerikan. Në këtë kontekst, Gjekmarkaj tha se shpresonte se do të vinin lajme për shqyrtimin e ‘non grata-s’ të dhënë nga administrata e Sekretarit tw shtetit nw detyrw Blinken. Sipas Gjekmarkaj, ky vendim nuk ka bindur shumwkwnd nw SHBA, dhe se Sali Berisha duhet të marrë atë që i takon.

“Marco Rubio është shprehur kohë më parë kundër mënyrës se si janë dizenjuar disa lider konservatorë ‘non grata’. Shpresojmë që si Sekretar i Shtetit të rishihen këto vendime”, tha Gjekmarkaj.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: