POLITIKË /

Prezantohen projekte për rikonstruksionin e rezidencave qeveritare, Rama: Do vihen në dispozicion të publikut

Shkruar nga Versus
Prezantohen projekte për rikonstruksionin e rezidencave qeveritare, Rama:
Kreu i qeverisë, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën “Hospitaly Albania” ku 7 finalistët e fazës së dytë prezantojnë para një jurie ndërkombëtare projektet arkitekturore për rimëkëmbjen dhe rimodernizimin e rezidencave qeveritare, nga struktura të amortizuara në destinacione për turizëm elitar.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Rama tha se me këto rikonstruksione, shteti bëhet palë në sipërmarrje duke arritur më pas që të sigurojë edhe të ardhura nga turizmi që mund të zhvillohet në këto rezidenca të cilat kthehen në destinacione turistike.

“Kështu që duke vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin duke u bazuar tek modelet më të mira në Europë që janë modelet simotra të agjencisë së Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe që në Itali apo Spanjë marrin të ardhura jashtëzakonisht mbresëlënëse që vihen në dispozicion të interesit publik për të investuar në infrastrukturë publike dhe për të përfshirë kapacitetet shtetërore në rritjen e ekonomisë, por edhe përfitimin nga kjo rritje”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll