POLITIKË /

Priste cunami votash, por iu kthye ‘boomerang’! Diaspora fierake në SHBA e Kanada, shpall 'non-grata’ Berishën

Shkruar nga Versus

Priste cunami votash, por iu kthye ‘boomerang’! Diaspora fierake

Procesi i numërimit të votave në Fier po shkon drejt fundit, me PS që ka siguruar një triumf të madh me 12 mandate. Ndërkohë ka nisur edhe numërimi i zarfeve me vota nga diaspora shqiptare.

Përveç shkëputjes së PS me vota të diasporës nga qarku i Fierit, në njërën prej kutive të numëruara, kuptohet qartë edhe gjendja e Partisë Demokratike e cila mban shpresat nga shqiptarët që jetojnë në SHBA e Kanada.

Konkretisht në njërën prej kutive të votimit me zarfe të diasporës nga SHBA e Kanadaja, nënvizohet numri i ulët i votave për PD-në që mund të përkthehet si një tjetër shpallje “non-grata” e Berishës, këtë herë nga vetë shqiptarët e SHBA.

Konkretisht nga 234 vota në total të kësaj kutie, 151 prej tyre janë për PS ose e thënë ndryshe 64.53% dhe vetëm 49 të tjera për PD-në (20.94%) që ndiqet nga partitë e vogla.

Priste cunami votash, por iu kthye ‘boomerang’! Diaspora fierake
Rezultati i numërimit të zarfeve nga diaspora shqiptare në SHBA dhe Kanada

Ky rezultat bie ndesh me pretendimet e Berishës i cili para zgjedhjeve shprehej i bindur se diaspora shqiptare që jeton në SHBA e Kanada do t’i jepte një “cunami” votash PD-së. Jo vetëm që kjo gjë nuk ka ndodhur, por ka ndodhur e kundërta. Shpallja ‘non-grata’ e Berishës u konfirmua edhe nga vetë shqiptarët që jetojnë në Amerikën e Veriut. Versus.al

Poll