POLITIKË /

"Prita që PD të vinte në protestë", Lapaj: Nëse opozita do ishte bashkuar, Rama do të rrëzohej

Shkruar nga Versus

"Prita që PD të vinte në protestë", Lapaj:

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” deklaroi se gjatë protestës së tij para kryeministrisë, kishte pritur që edhe PD t’i bashkohej dhe tha se ishte i gatshëm të bënte hapa pas dhe të ngrihej një komitet i qytetarëve.

Sipas tij nëse do të kishte ndodhur një bashkim opozitar, Rama do të ishte rrëzuar nga pushteti që para disa muajsh. Sa i takon zgjedhjeve vendore, Lapaj tha se partia e tij do të kandidonte për këshillat bashkiakë, ndërsa për kryebashkiakë tha se do të vendoste në vazhdim.

“Eshte e drejtë legjitime e cdo partie të protestojë, madje unë e kam pritur që PD të na bashkohet. Kemi thënë që të krijohet një kohezion i madh social. Unë isha  gatshëm të bëja 2 hapa pas, dhe të ngrihej një komitet i qytetarëve. Po ta kishim bërë që në janar, jam i bindur që Edi Rama nuk do e kishte shtyrë. Në PD një seri njerëzish e kanë patur merakun se mos fitonte Adriatiku.

Do të garojmë në 61 bashkitë për këshillat bashkiakë. Për kryetarë bashkie do të vendosim më vonë.

Kam ndjerë një dëshirë të jashtëzakonshme për ndryshim. Njerëzit janë të lodhur nga e njëjta klasë politike që ka 34 vite që riciklohet. Në çdo qytet, nga veriu në jug, shoh qytetarë që nuk kërkojnë lëmoshë, por kërkojnë drejtësi, kërkojnë mundësi për të punuar në vendin e tyre dhe jo të shohin fëmijët që u ikin në emigrim”- tha Lapaj. Versus.al

Poll