MAGAZINË /

Quajti Arbana Osmanin "k*çkë", konkurrentja: Do zhgënjehem nëse publiku më mban në garë

Për konkurrenten është hapur një televotim ku publiku do të vendosë nëse ajo do qëndrojë apo jo në garë.

Shkruar nga Versus

Quajti Arbana Osmanin "k*çkë", konkurrentja: Do

Pas debatit të fortë që trazoi atmosferën në “Ferma VIP”, Fabjola Elezaj duket se ka reflektuar publikisht për sjelljen e saj, duke pranuar se reagimet e fundit mund të kenë krijuar energji negative te publiku dhe banorët e tjerë. Gjatë emisionit të sotëm, ajo u shpreh se do të zhgënjehej nëse publiku do ta mbante ende në garë, në rast se perceptohet si një figurë që nuk ka dhënë shembullin e duhur.

“Nëse unë u kam dhënë enegji negative njerëzve, do zhgënjehesha nëse do më mbanin. Dua që nga këtu të dalin figura të pastra e të japin një shembull. Unë nuk e kam bërë. E kam çuar veten në atë pikë që të më gjykojnë dhe nuk mund tu kthej përgjigje. Kur bën keq, të vret”, u shpreh konkurrentja.

Situata solli edhe reagime edhe nga fermerët e tjerë, të cilët kanë komentuar tensionin e ditëve të fundit dhe gjendjen emocionale të Oles.

“Jam ndjerë shumë keq dhe e kam shprehur. Nuk jam ndjerë mirë për situatën. Ola ka shumë vlera dhe mund ti shpreh”, tha Sara.

Ndërkohë, Soni u shpreh se edhe vetë Ola e ka kuptuar gabimin e saj dhe po përballet me pasojat emocionale të situatës.

“Edhe vetë e ka kuptuar që ishte njjë reagim i gabuar. E rëndon përballja me situatën dhe me familjen”, deklaroi Soni.

Nga ana tjetër, Moza tha se po pret vendimin e publikut për të vendosur nëse do të ketë një përballje apo jo me Olën.

“Po pres vendimin e publikut dhe nëse qëndron do shoh mundësinë për të folur. Nëse nuk krijohet, do e shmang”, tha poetja Mimoza Ahmeti. Versus.al

Poll