POLITIKË /

"Problem furnizmi me ujë dhe parkimet publike", zbardhet fjala e Ramës në bashkinë Vlorë: Një kapitull i ri do fillojë

Shkruar nga Versus

"Problem furnizmi me ujë dhe parkimet publike", zbardhet fjala e

Kreu i qeverisë Edi Rama ka shpalosur disa problematika që duhen zgjidhur gjatë takimit që pati me deputetë dhe zyrtarë të bashkisë së Vlorës. Teksa foli për dorëheqjen e detyruar të drejtorëve, Rama tha se në postet vakante duhet të aplikojnë të rinj. 

Sa i takon çështjeve për t'u zgjidhur, Rama përmendi problemin e ujit të pijshëm, atë të hapësirave publike dhe parkimet në qytet. Ai bëri thirrje që personat të cilët duan të kenë poste drejtuese duhet të kenë si qëllim të shërbejnë siç duhet ndërsa theksoi se partia do të hapet edhe për forcë të re që kërkon të japë kontribute duke mos i ndarë njerëzit në "të djathtë apo të majtë". 

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja, duhet që ata të dalin në terren dhe t’u shërbejnë qytetarëve. Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve, tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve.

Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizanj të ri për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet. Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijësi, por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim

Problemi i ujit të pijshëm një tjetër problem i adresuar Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve. Çfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësorë Ministria po përgatitë një paketë për ta reformuar këtë sektor me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm Kryesisht në zonat turistike.

Drejtorët e bashkisë së dorëhequr kanë treguar se janë të papërshtatshëm për ta kryer atë detyrë Ndërkohë që atyre mund t’ju jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por dua t’i bëj thirrje që të gjithë ata që vijnë të shërbejnë siç duhet. Ne do të jemi shumë kërkues sa i përket shërbimeve dhe emërimit të tyre sipas meritës. E njëjta gjë do të vlejë edhe për drejtuesit e institucioneve qendrore në Vlorë të cilët janë dorëhequr Asnjë person që ka mbuluar funksionet publike nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë Të gjithë drejtuesit do të merren të rinj, të gjithë janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin.

Të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë në Tiranë apo jashtë vendit që janë të dëshiruar të shërbejnë në administratën e shtetit apo në administratën e Vlorës që punojnë kamarier apo punë të tjera Janë të pritur që të vijnë dhe të konkurrojnë për postet përkatëse Bashkia do të konfirmojë të gjitha dorëheqet dhe do të hapi garën për udhëheqës të rinj.

Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijësi që do të ofrohen. Një kapitull i ri do të fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës Ku janë komanduar dy bashkëkyetar të rinj Erjona dhe Klevisi.

Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtë në Vlorë për të mbajtur shtëpinë hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e partisë socialiste.

Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maji Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinj të jenë kontribues do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohe reale.

Këtu nuk ka të majtë edhe të djathtë këtu tek ne, ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë ndërsa edhe këta që janë të aftë janë edhe të majtë edhe të djathtë ne jemi me këta të dytët pavarësisht ngjyrimeve politike. Kjo është qasja që ne kemi zgjedhur dhe besoj se do kjo qasje do të sjellë vetëm gjëra të mira të Vlorës. Versus.al

Poll