POLITIKË /

“S’ka riciklim në poste të tjera”, Rama për drejtorët e bashkisë Vlorë: Të shkarkohen ata që nuk u dorëhoqën

Shkruar nga Versus

“S’ka riciklim në poste të tjera”, Rama për

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e dytë që kryeministri ka zhvilluar në bashkinë e Vlorës brenda pak ditësh. Sipas burimeve të Versus.al, Rama ka dhënë urdhër të prerë që drejtorët të cilët u dorëhoqën të mos emërohen në asnjë post tjetër dhe paralajmëroi se 5 drejtorët që nuk kanë dhënë dorëheqje do të shkarkohen.

"Do hiqen të gjithë drejtorët, nuk do ketë as riciklim të tyre.  Ata që nuk kanë dhënë dorëheqje do të shkarkohen”- mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes.

Të shtunën u publikuan emrat e 5 drejtorëve të cilët “i rezistuan” ultimatumit të Ramës dhe nuk dhanë dorëheqjen nga posti i tyre pavarësisht kritikave të ashpra nga kryeministri. Versus.al

Poll