Ditë më parë dhjetëra drejtorë dhanë dorëheqjen nga postet e tyre në bashkinë e Vlorës pas vizitës ‘rrufe’ të kryeministrit Edi Rama në bashkinë bregdetare.
Mësohet se 21 drejtorë dhanë dorëheqjen, por pati edhe nga ata që i rezistuan “furisë” së Ramës. Konkretisht 5 prej drejtorëve nuk e dhanë dorëheqjen nga posti duke qenë se urdhri i kreut të qeverisë nuk është detyrues duke qenë se pushteti vendor është i pavarur.
Drejtorët që nuk pranuan të japin dorëheqjen:
1. Arjona Bojaxhi, drejtore e Landfillit
2. Aulona Veizi, drejtore e bujqësisë
3. Gentian Canaj, drejtor i Qendrës Kulturore
4. Alion Çakërri, drejtor i Markatës së Peshkut
5. Anjeza Shiko, drejtore e ShA Parking Vlora. Versus.al







