Live Updates /

Rama “shkundi” bashkinë e Vlorës, dorëhiqen gjithë drejtorët, zëvendësit në provë! Shoqata vendore: Shqetësuese ndërhyrja

*Një ditë pas vizitës ‘rrufe’ të kryeministrit Edi Rama në bashkinë Vlorës ku u shfaq me bllok në dorë, drejtorët të cilëve u vendosi ultimatum, kanë dhënë dorëheqjen. *Nën shoqërinë e ministrit Arbjan Mazniku dhe kryebashkiakut të Vlorës Ermal Dredha, Rama bëri kritika të forta për drejtorët e bashkisë dhe u kërkoi të gjithëve të dorëhiqeshin. *Më pas ngriti dy grupe vlerësimi për situatën e problematikave të qytetarëve dhe për përzgjedhjen e drejtorëve të rinj të bashkisë deri më datë 15 korrik. Ndërkohë zëvëndës drejtorët aktualë do të jenë në provë 3 mujore për të parë performancën e tyre. *Për situatën e krijuar në bashkinë e Vlorës, ka reaguar Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë e cila e ka cilësuar thellësisht shqetësuese ndërhyrjen e kryeministrit në kompetencat e pushtetit vendor dhe ka kërkuar reagimin e institucioneve të tjera. *Sot në ditën e 61 vjetorit të lindjes, Rama me një bllok në dorë u paraqit në selinë e PS në Tiranë ku ishte e pranishme edhe kryebashkiakja në detyrë Anuela Ristani.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
4 ORE ME PARE

Rama detyroi drejtorët e bashkisë Vlorë të dorëhiqen, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Thellësisht të shqetësuar!

Rama “shkundi” bashkinë e Vlorës, dorëhiqen
Kryeministri Edi Rama

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë e ka cilësuar “shqetësuese” ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në pushtetin vendor, duke iu referuar takimit që ky i fundit zhvilloi dje në bashkinë e Vlorës ku u vendosi ultimatum drejtorëve që të dorëhiqen.

Duke qenë se Kushtetuta garanton autonominë e pushtetit vendor, në reagim thuhet se është e papranueshme që kryeministri të ndërhyjë në punët e brendshme të bashkive duke bërë emërime apo shkarkime sipas dëshirës. Më tej thuhet se ndërhyrje të tilla rrezikojnë pavarësinë e pushtetit vendor.

Reagimi i plotë:

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me ndërhyrjet e përsëritura të Kryeministrit të vendit në çështjet administrative të bashkive. Ndërhyrjet e fundit në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi në Bashkinë e Vlorës përbëjnë një praktikë të papranueshme, e cila bie ndesh me parimet themelore të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Kushtetuta e Shqipërisë garanton autonominë vendore si një nga shtyllat e funksionimit të pushtetit lokal, ndërsa ligji për vetëqeverisjen vendore përcakton qartë kompetencat, organet dhe mekanizmat e llogaridhënies brenda njësive të qeverisjes vendore. Çdo ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv qendror në punët e brendshme administrative të bashkive cenon këtë autonomi dhe përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve.

Shoqata jonë e konsideron të papranueshme që përfaqësuesit politikë të nivelit qendror të ndërhyjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në emërime, shkarkime apo vendimmarrje të natyrës administrative në bashki, të cilat janë institucione të pavarura dhe të zgjedhura me votën e drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Ftojmë institucionet përkatëse të mbikëqyrjes dhe monitorimit të qeverisjes vendore të reagojnë dhe të mbrojnë integritetin institucional dhe ligjor të pushtetit vendor. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë që të respektojnë kufijtë kushtetues të përgjegjësive të tyre dhe të mos e vendosin në rrezik funksionimin demokratik të qeverisjes vendore. Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë mbetet e angazhuar në mbrojtjen e parimeve të autonomisë vendore dhe të qeverisjes me përgjegjshmëri dhe integritet. Versus.al

6 ORE ME PARE

Rama feston sot ditëlindjen, e presin me duatrokitje dhe lule në selinë e PS (VIDEO)

Rama “shkundi” bashkinë e Vlorës, dorëhiqen

Kryeministri Edi Rama feston sot 61 vjetorin e lindjes. Mëngjesin e sotëm, ashtu si ditën e djeshme në Vlorë, kreu i qeverisë është parë me një bllok shënimesh në dorë teksa hynte në selinë e Partisë Socialiste.

Një pjesë e punonjëseve të selisë e pritën me duatrokitje në hyrje të godinës dhe i dhuruan lule për ta uruar për 61 vjetorin e lindjes.

Rama lindi më 4 korrik të 1964-ës në Tiranë. Ky 61 vjetor e gjen kryeministër për një mandat të katërt qeverisës, ndërsa më herët ka mbajtur postet e ministrit të Kulturës dhe kryebashkiakut të Tiranës. Versus.al

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

7 ORE ME PARE

Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqen gjithë drejtorët e bashkisë Vlorë, zëvendësit në provë 3 mujore

Rama “shkundi” bashkinë e Vlorës, dorëhiqen

Drejtorët e bashkisë së Vlorës kanë dorëzuar dorëheqjet pas “dushit të ftohtë” që patën ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama i cili zbarkoi në institucionin vendor me bllok në dorë dhe i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku.

Zëvendësit e tyre janë në një provë 3 mujore për të testuar aftësitë që kanë në zgjidhjen e problemeve që Rama i konsideroi themelore për qytetarët e Vlorës. Ndërsa për të bërë një vlerësim të punës, janë ngritur dy grupe vlerësimi nga socialistët. Konkretisht Bledi Çuçi, Pirro Vengu dhe Vullnet Sinaj do të vlerësojnë punën e bërë ndryshe.

Ndërsa Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik të ketë përfunduar analiza e punëve që duhen bërë për qytetarët. Ditën e djeshme ai emëroi edhe drejtues të rinj politik të PS në këtë qark, konkretisht Klevis Kaso dhe Eriona Ismajli.

Kujtojmë se kohëve të fundit, qyteti është përballur me mungesë të ujit të pijshëm dhe ajrin e ndotur nga djegia e vazhdueshme e mbetjeve në kulmin e sezonit turistik. Kryebashkiaku Ermal Dredha tha se zjarrvënësi do të mbajë përgjegjësi, por deri tani nuk ka asnjë të proceduar lidhur me këtë ngjarje. Versus.al

Poll