Live Updates /

Mbyllet kapitulli i Silvinjos me Kombëtaren Shqiptare! FSHF prezanton trajnerin Italian, Maran: Dua skuadër agresive

*Pas më shumë se 3 vitesh në krye të kombëtares kuqezi, sot braziliani Sylvinho Mendes i ka dhënë fund rrugëtimit të tij si trajner i skuadrës tonë. Një prej arsyeve raportohet të ketë qenë mos dakordësia për rrogën e brazilianite. *FSHF prezantoi sot trajnerin e ri Rolando Maran, i cili ka drejtuar disa skuadra në kategorinë e dytë të ligës italiane. Ky është trajneri i pestë Italian që drejton skuadrën kombëtare. *Në konferencën për mediat, Maran tha se synimi i tij është të ndërtojë një skuadër të balancuar në të gjitha repartet dhe me aftësinë për të qenë agresive në rastet kur ka mundësi të mbyllë ndeshjen.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
1 ORE ME PARE

Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran: Dua të ndërtoj një skuadër të aftë për të mbyllur ndeshjen

Mbyllet kapitulli i Silvinjos me Kombëtaren Shqiptare! FSHF prezanton

Rolando Maran tha se ëndrra e tij është kualifikimi i Kombëtares Shqiptare për në Botërorin e ardhshëm. Ndërsa sa i takon filozofisë së preferuar të futbollit, trajneri i ri i kuqezinjve tha se duhet të ketë një ekuilibër mes taktikave, por tha se preferon të ketë një ekip që mund të jetë agresiv dhe të mbyllë ndeshjen.

“Ky perceptim për trajnerët Italianë qëndron, por mendoj se duhet të jemi me të zotë se kundërshtarët dhe kjo nuk lidhet vetëm me faktin e të mbrojturit mirë. Mendoj se duhet të ketë një ekuilibër. Duhet të vlerësojmë edhe bazën e lojtarëve që kemi në dispozicion. Dua të sjell një skuadër që të arrijë të mbyllë ndeshjen. Do ketë momente kur do duhet të mbrohet”- u shpreh Maran.

Lidhur me repartet në skuadër, trajneri nuk bëri një vlerësim duke thënë se kjo do të ishte e gabuar në këtë moment.

“Nuk jap dot një vlerësim për një repart të caktuar, për momentin mendoj se do ishte një gabim. Por ka disa veçanti të skuadrës me të cilat mund të punojmë. Jam i bindur se ky mozaik mund të formësohet shumë mirë”- shtoi trajneri. Versus.al

2 ORE ME PARE

Sylvinho u jep lamtumirën kuqezinjve: Që ditën e parë u thashë se zemra, shpirti dhe djersa s'duhet të mungojnë

Mbyllet kapitulli i Silvinjos me Kombëtaren Shqiptare! FSHF prezanton

Sylvinho Mendes mbajti fjalimin e tij të lamtumirës pasi nuk arriti të zgjaste marrëveshjen me FSHF për të qenë edhe në vijim trajner i Kombëtares. Ai tha se është ndjerë shumë mirë gjatë këtyre 3 viteve në Shqipëri dhe se kishin arritur shumë së bashku me lojtarët.

Ndërsa rikujtoi edhe njëherë se çfarë u kishte thënë futbollistëve ditën e parë si trajner i kuqezinjve.

“Kemi vendosur së bashku që të mbyllet ky cikël prej 3 vitesh e gjysmë. Më kanë mirëpritur dhe ju falenderoj shumë. Njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën dhe dua t’ju falenderoj shumë.

Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, ndoshta 9 janar 2023, kam thënë diçka, shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojë kurrë. Ia kemi dalë të gjithë së bashku. Kështu që dua t’ju falenderoj të gjithëve juve”- tha Sylvinho mes të tjerash. Versus.al

4 ORE ME PARE

Sylvinho largohet nga drejtimi i kombëtares shqiptare! FSHF prezanton sot trajnerin e ri

Mbyllet kapitulli i Silvinjos me Kombëtaren Shqiptare! FSHF prezanton

Braziliani Sylvinho Mendes nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare. Lajmi është bërë i ditura nga një komunikim për mediat i FSHF që ka njoftuar se tekniku brazilian i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë.

Në orën 10:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri në një konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”.

Braziliani iu bashkua kombëtares si pasues i Edi Rejës, në vitin 2023. Brenda vitit të tij të parë në këtë post, Sylvinho arriti kualifikimin historik në Euro 2024, duke e mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë.

Gjithashtu, në Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria doli e dyta pas Anglisë dhe duke lënë pas Serbinë, me një tjetër kualifikim historik, kësaj radhe në play off, aty ku u mund nga Polonia në gjysmëfinale. Versus.al

Poll