AKTUALITET /

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e vëllait të të shumëkërkuarit, Suel Çela

Shkruar nga Versus
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e vëllait të të
Suel Çela dhe vëllai i tij Mario Çela

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga Mario Çela dhe Sergej Hasanpapaj, dy të pandehur për organizatë kriminale në Elbasan.

Mario Çela, vëllai i kreut të bandës së Elbasanit, Suel Çela, u arrestua disa kohë më parë në Belgjikë me kërkesë të SPAK nga ku dhe u ekstradua drejt Shqipërisë. Ai akuzohet për veprat penale ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat".

Prokuroria e Posaçme thotë se Mario Çela merrej me menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale të grupit të vëllait të tij, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

Sergej Hasanpapaj u ekstradua në shkurt nga Belgjia i akuzuar për vrasjen e anëtarit të grupit rival, Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Belgjikë. Hasanpapaj u arrestua po atë vit në Belgjikë ndërsa njihet si mik i familjes Çapja dhe i përfshirë në një ngjarjesh kriminale në Elbasan. Versus.al

Poll