POLITIKË /

Proda takim me zv/ambasadoren e Britanisë së Madhe, në fokus bashkëpunimi kundër krimit

Qëllimi kryesor i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit, profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit.

Shkruar nga Versus

Proda takim me zv/ambasadoren e Britanisë së Madhe, në fokus

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një takim me Zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Mia Marzouk dhe me Shefin e Projekteve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Simon Charters.

Qëllimi kryesor i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit, profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit.

Rezultatet e deritanishme të këtij partneriteti kanë qenë të prekshme dhe domethënëse:

-Janë realizuar aksione të suksesshme kundër grupeve të krimit të organizuar me mbështetjen e ekspertizës britanike;

-Është krijuar një program i ri trajnimi për drejtuesit e lartë të Policisë;

-Është rritur besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit.

Ndërkohë palët mirëpresin bashkëpunimin me BE-në, për reformën policore, si dhe vijimin e projektit të Policisë Shkencore.

Gjithashtu u konfirmua angazhimi dypalësh për të vijuar bashkëpunimin në funksion të ndërtimit të një shërbimi policor gjithnjë e më profesional në shërbim të qytetarëve.

Tags:

ilir proda

Poll