POLITIKË /

Protesta e Opozitës më 26 nëntor, organizatorët përcaktojnë zonat që do i bllokohen Tiranës

Organizatorët e Partisë Demokratike kanë përcaktuar zonat që do të bllokohen për protestën e radhës

Shkruar nga Versus
Protesta e Opozitës më 26 nëntor, organizatorët
Pamje nga protestat e kaluara

Më 26 nëntor Opozita ka vendosur të mbajë protestën e radhës ku dhe do të bllokojë disa akse në vend ashtu si në protestën e radhës së kaluar. Organizatorët kanë përcaktuar dhe zonat që do të bllokohen nga protestuesit gjatë pasdites së 26 nëntorit.

Pranë godinës së Bashkisë së Tiranës do të jenë deputetë Edi Paloka Dhurata Çupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa bashkë me mbështetësit e degëve 7, 9 dhe 10. Bllokimi i qarkullimit është parashikuar në zonën e Zogut të Zi.

Pranë urës në Rrugën e Elbasanit do të qëndrojnë demokratët e njësive 1, 2, 3, 4, të Qarkut Dibër, Qarkut Elbasan dhe Qarkut Korçë me deputetët Flamur Noka, Jorida Tabaku.

E bllokuar parashikohet të jetë dhe zona tek Sheshi Wilson me demokratët e degës 5, 12 dhe ato të Qarkut Fier, Berat, Vlorë, ku pranë tyre do të qëndrojnë deputetët Gazmend Bardhi e Bujar Leskaj.

Tek zona e njohur si Pallati me Shigjeta do të qëndrojnë dega 6, 13, 15, 16 si dhe Qarku Lezhë e Shkodër, me deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Helidon Bushati.

Në një konferencë me gazetarët kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se kjo protestë do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Ai ftoi të gjithë shqiptarët që ti bashkohen opozitës në këtë protest./Versus.al

 

 

Poll