Deri më tani nuk kishte asnjë të dhënë se kur do të nis protesta e Opozitës më 26 nëntor. Ka qenë ish-deputeti Klevis Balliu i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë momente nga takimi me demokratët në degën 9 në Tiranë, Balliu njofton se protesta do të nisë në orën 17:00.
“Në datën 26-të ora 17:00 flet sovrani dhe hesht hajduti!”, shkruan Balliu ndër të tjera në postimin e tij.
Ndërkohë organizatorët e protestës kanë përcaktuar dhe zonat që do të bllokohen nga protestuesit gjatë pasdites së 26 nëntorit.
Pranë godinës së Bashkisë së Tiranës do të jenë deputetë Edi Paloka Dhurata Çupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa bashkë me mbështetësit e degëve 7, 9 dhe 10. Bllokimi i qarkullimit është parashikuar në zonën e Zogut të Zi.
Pranë urës në Rrugën e Elbasanit do të qëndrojnë demokratët e njësive 1, 2, 3, 4, të Qarkut Dibër, Qarkut Elbasan dhe Qarkut Korçë me deputetët Flamur Noka, Jorida Tabaku.
E bllokuar parashikohet të jetë dhe zona tek Sheshi Wilson me demokratët e degës 5, 12 dhe ato të Qarkut Fier, Berat, Vlorë, ku pranë tyre do të qëndrojnë deputetët Gazmend Bardhi e Bujar Leskaj.
Tek zona e njohur si Pallati me Shigjeta do të qëndrojnë dega 6, 13, 15, 16 si dhe Qarku Lezhë e Shkodër, me deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Helidon Bushati./Versus.al