POLITIKË /

PS-ja mbi 160 mijë vota para ASHM-së, Doshi e Lapaj "kokë më kokë"

Deri më tani janë numëruar 3,255 nga 5,225 kuti votimi në mbarë vendin, çka përbën më shumë se 60% të totalit.

Shkruar nga Versus

PS-ja mbi 160 mijë vota para ASHM-së, Doshi e Lapaj "kokë

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e së dielës po ecën me ritme të shpejta. Deri më tani janë numëruar 3,255 nga 5,225 kuti votimi në mbarë vendin, çka përbën më shumë se 60% të totalit. Në të 12 qarqet e vendit, pjesa më e madhe e kutive është tashmë e numëruar dhe pritet që rezultatet përfundimtare të jenë gati shumë shpejt.

PS-ja mbi 160 mijë vota para ASHM-së, Doshi e Lapaj "kokë

Nga të dhënat paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me një epërsi të ndjeshme. Ajo ka marrë 452,335 vota, që përkthehen në 52.7% të votave në rang kombëtar. Në vend të dytë renditet koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 291,783 vota ose 34%. Megjithëse mbështetja për këtë koalicion e vendos atë si forcën e dytë politike në vend, distanca me PS-në mbetet e konsiderueshme dhe nuk mjafton për të qenë konkurruese për shumicën.

Në vend të tretë, në mënyrë të papritur, del Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit me 31,481 vota (3.7%), duke lënë pas me një diferencë të ngushtë Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, që ka siguruar 30,659 vota (3.6%).

Më pas renditen:

Partia Mundësia me 24,120 vota (2.8%)
Lëvizja Bashkë me 11,408 vota (1.3%)
Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 10,209 vota (1.2%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 3,146 vota (0.4%)
Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) me 1,656 vota (0.2%)
Lëvizja Atdheu (LA) me 1,253 vota (0.1%)
Aleanca Demokracia e Re (ADR) me 609 vota (0.1%)

Procesi vijon në qendrat e mbetura, ndërsa vëmendja është përqendruar tek qarqet ku gara mbetet më e ngushtë.

Poll