Partia Socialiste ka ngushtuar diferencën në qarkun e Lezhës me 406 vota gjatë numërimit të votave të diasporës. Kjo ka bërë që PD të kërkojë rinumërim duke kontestuar rezultatin.
Demokratët kërkojnë rinumërimin e dy kutive të votimit duke pretenduar për shkelje gjatë numërimit.
I pranishëm në momentin e numërimit ka qenë edhe drejtuesi politik i PS në Lezhë, Ulsi Manja i cili replikoi me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi të cilit i ka kërkuar të numërojë votat ai personalisht. Versus.al







