POLITIKË /

PS pas përgjigjies së ‘Venecias’ për Xhaçkën: U konfirmua se Kushtetuesja s’mund të na diktojë votën

Ndryshe nga Gazment Bardhi, Bushka tha se opinioni i Venecias vetëm konfirmoi qëndrimin e mazhorancës se deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në mënyrë të caktuar.

Shkruar nga Versus

PS pas përgjigjies së ‘Venecias’ për

Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka dalë në një deklaratë për mediat pas publikimit të opinionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Bushka tha se opinioni i komisionit të Venecias, konfirmon shqetësimin e mazhorancës dhe thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të detyrojë deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar.

"Shpreh konsideratën më të lartë për anëtarët e komisionit të Venecias të cilët e trajtuan në një kohë rekord këtë çështje

Komisioni i Venecias shprehet qartë se nuk është i detyruar të votojë për një çështje të caktuar. Konstatohet se parimi që deputetët janë të lirë të votojnë sipas dëshirës së tyre, është konfirmuar edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese.  Ky komision shpreh mendimin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën”- deklaroi Bushka.

Më herët në një reagim të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi thuhej se kjo përgjigjie e komisionit është goditje e fortë për qeverinë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: