Tre ditë më parë, demokratët, nën drejtimin e Sali Berishës, organizuan një takim në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Gjatë këtij eventi, ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike prezantoi programin e tyre elektoral dhe gjithashtu kandidaturat për qarkun e Tiranës.
Në mesin e kandidatëve ndodheshin disa figura të njohura, si Edi Paloka, një prej politikanëve më të njohur të kësaj partie, dhe kandidati për deputet Akil Kraja, i cili përfaqëson një risi në strukturat e Partisë Demokratike.
Megjithatë, gjatë takimit u evidentua një mosmarrëveshje mes Palokës dhe Krajës, e cila nuk u fsheh as nga qytetarët dhe as nga kamerat.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, ky debat në lidhje me atë se kush do të fliste i pari, zgjati për disa momente.
Në një video e cila ka qarkulluar në rrjete, Paloka i drejtohet Krajës dhe nga mënyra se si lëviz duart kuptohet se i kërkon që të presë radhën për të folur.








