Kryedemokrati Sali Berisha u ka drejtuar një mesazh strukturave të partisë ndërkohë që edhe 8 ditë ka mbetur nga 11 maji, dita kur mbahen zgjedhjet në vend.
Berisha u kërkoi drejtuesve politikë, kandidatëve dhe kryesive të degëve të PD në rrethe, që të angazhohen të paktën 16 orë në ditë për të bindur qytetarët për alternativën e tyre qeverisëse.
“Mesazh drejtuar udhëheqësve Politikë të Qarqeve, drejtueseve, kryesive të degëve, kandidatëve për deputetë dhe të gjithë strukturave të PD. Këto janë ditët vendimtare!
Çdo orë kushton sa një ditë! Intensifikimi i fushatës, puna së paku 16 orë e udhëheqësve politikë të Qarqeve, drejtuesve dhe kryesive të degëve, kandidatëve të listave të mbyllura dhe të hapura, shtabeve elektorale, strukturave të Partisë është vendimtare për fitoren tonë!
Ndaj dhe mobilizoni të gjithë forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni! “Shqipëria Mashështore”! Fitore!”-thuhet në mesazhin e Berishës. Versus.al








