POLITIKË /

“Pyll pa derra s’ka”, Rama për zyrtarët e PS në “rrjetën” e SPAK: I përkasin drejtësisë, jo rrugës tonë

Shkruar nga Versus

“Pyll pa derra s’ka”, Rama për zyrtarët e PS në

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke iu përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjetin social “facebook”. Mes tyre ka qenë edhe një qytetar i cili e ka pyetur për reformën në drejtësi dhe zyrtarët e shumtë të PS që janë arrestuar apo janë marrë nën hetim.

Rama përsëriti argumentin e tij duke thënë se pa Partinë Socialiste, nuk do të kishte Reformë në Drejtësi dhe nuk do të kishte zyrtarë të lartë të arrestuar për shkeljet e kryera.

“Ka një diskutim të vazhdueshëm dhe të pakuptueshëm për mua që jo po u fut ky në burg jo po dënohet ky e ai. Këto faturohen si faje apo përgjegjësi apo e metë e PS. Por pa PS pa vullnetin tonë, kurrën e kurrës nuk do ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik dhe të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri”- u shpreh Rama.

Ndërsa sa i takon korrupsionit, ai tha se nëse do të ishte më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme, Shqipëria nuk do të kishte përparuar në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Vetëm për këtë as nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri ka vetëm një parti që lufton për të bërë shtet. Si çdo pyll që ka derrat e vetë, edhe PS ka në këtë proces njerëz që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe nuk i përkasin rrugës së PS.

Një gjë është e sigurt, sot ka më pak korrupsion sepse nëse do kishte më shumë korrupsion, Shqipëria nuk do ishte ulur në tryezën e negociatave për të qenë pjesë në BE. Sepse parametrat e luftës kundër korrupsionit, janë një kusht kryesor”- deklaroi kryeministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: