POLITIKË /

Votimi i 'Kurti 3' dështoi, Albin Kurti: Vazhdojmë si qeveri në detyrë

Pas dështimit për të siguruar shumicën, përgjegjësia kalon te Presidentja Osmani për hapat e mëtejshëm

Shkruar nga Versus

Votimi i 'Kurti 3' dështoi, Albin Kurti: Vazhdojmë si qeveri

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar kabinetin e propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Propozimi për Qeverinë Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro, ndërkohë që 52 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan, duke mos arritur shumicën e nevojshme për fillimin e mandatit të ri qeveritar.

Pas seancës, Kurti ka deklaruar se qeveria aktuale do të vazhdojë të funksionojë si qeveri në detyrë, duke udhëhequr vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Ai publikoi edhe fjalimin e tij të mbajtur në Kuvend përmes një postimi në Facebook, ku falënderoi deputetët që mbështetën propozimin e tij dhe qytetarët për përkrahjen.

“Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Kurti.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka deklaruar se tani përgjegjësia për hapat e mëtejshëm kalon te presidentja Vjosa Osmani, duke vendosur në fokus procedurat e ardhshme për formimin e qeverisë ose shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Poll