Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj mbajti një takim elektoral në Elbasan ku tha se PS nuk ka marrë shumicën e votave për të qeverisur, por arrin të mbajë pushtetin për shkak se pjesa tjetër e popullsisë e ka lejuar të vjedhë.
Ai bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen për të mos e lejuar më një gjë të tillë duke argumentuar se Rama qeveris me vetëm 21.7% të votave të shqiptarëve në total.
“Qeveria aktuale ka marrë në zgjedhjet e kaluara vetëm 48 përqind të atyre që votuan por ndërkohë mori 52 % të mandateve duke marrë pushtetin pa i patur votat e shumicës së atyre që votuan. Në raport me popullsinë ka marrë vetëm 21.7 % të votave të shqiptarëve.
Dhe ka 12 vjet që rri në pushtet dhe vjedh shqiptarët dhe ata thonë se ky është i fortë, rri në pushtet se ne të tjerët e kemi lejuar, ndaj duhet të bashkohemi për ta shembur. Si mund të rri në pushtet një njeri që ka marrë votat në 2 ndër 10 nga ne. Sepse 8 nga ne e kanë lejuar të vjedhë”, tha Adriatik Lapaj. Versus.al








