POLITIKË /

Qytetari fotografoi votën, njoftohet policia në Elbasan! Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan

Në disa qendra votimi nuk ka nisur ende procesi për shkak të mungesës së komisionerëve.

Shkruar nga Versus

Qytetari fotografoi votën, njoftohet policia në Elbasan! Në

Teksa procesi i votimit ka nisur që prej orës 07:00, në disa qarqe janë raportuar problematika.

Në qendrën e votimit 2321 në Elbasan, është pezulluar procesi i votimit pasi një prej qytetarëve ka fotografuar votën me celular. Ndërkohë janë njoftuar autoritetet policore për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në fushë Krujë u krijua një situatë e pazakontë në qendrën e votimit 1302/00 pasi një qytetar kërkoi të votonte edhe për gruan, por nuk u lejua.

Procesi nuk ka nisur ende edhe në orën 08:09 në qarkun e Kukësit në qendrat Arrën dhe Topojan për shkak se janë ngatërruar listat e zgjedhësve. Versus.al

 

Poll