POLITIKË /

Rama: E mbajta premtimin e 2013-ës, sot ka 304 mijë të punësuar më shumë

Shkruar nga Versus

Rama: E mbajta premtimin e 2013-ës, sot ka 304 mijë të

Teksa iu përgjigj kritikave prej disa komentuesve të cilët iu shprehën se tashmë i kanë mbetur vetëm premtime propagandistike për të bërë, kryeministri Edi Rama foli për punësimin. Sipas tij, e ka arritur premtimin e dhënë në 2013-ën për 300 mijë vende pune.

Duke nxjerrë një grafik, ai tregoi numrin e të punësuarve në Shqipëri deri në fund të vitit 2024, me një rritje prej 304 mijë personash krahasuar me vitin 2013.

“Po për 300 mijë vendet e punës që përqeshni? Ja sesa punonjës kishte Shqipëria në vitin që ne morëm detyrën në 2013, këtu jemi në sa punonjës janë në Shqipëri në fund të vitit 2024, plot 1.327.00. Sa është diferenca? Janë 300 mijë më shumë apo s’janë? Se këto mund të verifikohen, merret regjistri dhe thuhet jo këtu po mashtron i gjati. Por janë! Se për mua dhe për ne 7x7 nuk bëjnë 6 milionë, por për ty dhe gjithë ata që pinë ujë kënete që me mgjes dhe pastaj e derdhin këtu, nuk bën asnjë përshtypje”- u shpreh Rama.

Ndërkohë, duhet theksuar se një numër i madh punonjësish kanë qenë të padeklaruar vite më parë dhe së fundmi qeveria mori një nismë formalizimi duke bërë që numri i punonjësve të deklaruar të jetë më i madh. Gjithashtu në këtë shifër të dhënë nga Rama përfshihen mijëra punonjës të huaj që kanë ardhur në vendin tonë për të punuar si pasojë e mungesës së krahut të punës dhe emigracionit të të rinjve. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: