POLITIKË /

Rama-emigrantëve në Greqi: Mos përtoni të tërhiqni zarfet për të votuar! Klithmat e bufit u shtrinë jashtë kufijve

Shkruar nga Versus

Rama-emigrantëve në Greqi: Mos përtoni të tërhiqni

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video në rrjetet sociale ku ka bërë thirrje ndaj emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi që të paraqiten në zyrat e postës DHL për të marrë zarfin. Kjo për shkak se ka patur probleme me shpërndarjen e zarfeve me fletat e votimit.

“Desha të përcjell një thirrje, një lutje dhe mesazh për të gjithë ata që janë regjistruar si votues në Greqi që të marrin zarfet dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike për një takim me historinë. Mundësi historike për të qenë votues për herë të parë nga jashtë dhe takim me historinë për të kyçur përfundimisht Shqipërinë në shtëpinë e madhe të BE. Ka pasur problematika për fat të keq për në ditët e para me shpërndarjen, kompaninë por tanimë kompania ka vënë gjërat në vijë sipas informacionit që kam. Zarfet janë shpërndarë nëpër destinacione dhe keni të gjithë informacionet e nevojshme për të kuptuar se çfarë duhet të bëni dhe për të mos përtuar që t’i tërhiqni zarfet nga pikat e shpërndarjes së kompanisë. Dhe nga ana tjetër, në rast se i keni marrë zarfet, të veproni duke i kthyer ato drejt Shqipërisë me numrin 5.”, tha Rama.

Më tej si zakonisht foli edhe për opozitën duke vijuar me retorikën e etiketimeve si “këneta” apo “çyrykët” dhe u bëri thirrje emigrantëve të regjistruar për të votuar që të mos e çojnë dëm këtë mundësi dhe të votojnë për rrugën evropiane të vendit.

“Ajo pasaportë evropianë që them unë dhe këta çyrykët e kënetës e përqeshin është rruga për të fituar të drejtën e qytetarisë së plotë si shqiptar në çdo metër katror të BE. Që dmth se ajo pasaportë ka të njëjtën vlerë si pasaporta bardhe e blu, dhe në momentin që e merrni njohja e pensionit janë njësoj si për bashkëqytetarët tuaj në Greqi me kombësi greke.

Është gjynah që pasi keni bërë mundimin për t’u regjistuar të mos votoni. Ju lutem shumë të gjithëve dhe në mënyrë të veçantë atyre që janë regjistruar për të më mbështetur mua, PS e Shqipërinë drejt këtij takimi me historinë. Të mos lënë pa votuar. Besoj e keni parë klithmat e bufit të kënetës dhe qua qua qua e tyre u shtrinë edhe jashtë kufijve duke paralajmëruar vjedhjen e madhe. Një nga salamandrat blu kishte nxjerrë disa zarfe në rrugë dhe pretendonte se ishin zarfe të kapur nuk e di se si e nga kush, drejtuesi ynë politik për diasporën ka bërë sqarim të qartë për këtë se zarfe mund të mbledhësh edhe nga shtëpia jote dhe kur je skllav i bufit edhe shtëpinë tënde mund ta kthesh në llogore kënete dhe mund t’i fotografosh në rrogë dhe të thuash se këto po i bën narko regjimi. Por këto si han njeri. Ka mundësi që së bashku, edhe për këtë arsye, një rrugë e dy punë të shtyjmë Shqipërinë përpara dhe të përshpejtojmë tharjen e kësaj kënete që është fatkeqësi kombëtare dhe plagë anti-evropiane në mes të trupit të Shqipërisë. 5!”, përfundoi kryeministri në videon e publikuar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: