POLITIKË /

Rama ironizon krerët e partive të vogla: Ballisti Agron dhe komunisti Arlind i mbajnë sytë nga stacioni i trenit duke pritur…

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për Reformën në Drejtësi, theksoi mbështetjen e mazhorancës socialiste ndaj procesit dhe kritikoi me ironi drejtuesit e partive të vogla, duke përdorur metafora për t’i përshkruar kundërshtarët politikë dhe për të nxjerrë në pah pritshmëritë e tyre nga SPAK-u.

Shkruar nga Versus
Rama ironizon krerët e partive të vogla: Ballisti Agron dhe komunisti
Edi Rama

Gjatë fjalës së tij për Reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama theksoi se mazhoranca socialiste vazhdon ta mbështesë këtë proces, ndërsa nuk kurseu ironinë ndaj drejtuesve të partive të vogla.

Ai përdori metafora për t’i përshkruar kundërshtarët politikë, duke i ndarë mes “hunjeve të vjetër e të thyer” dhe “filizave të rinj e të shtrembër”.

Rama përmendi me ironi dy figura politike, Agron Shehajn dhe Arlind Qorin, duke i quajtur përkatësisht “ballisti Agron” dhe “komunisti Arlind”, dhe nënvizoi se sipas tij ata “i mbajnë sytë nga stacioni i trenit duke pritur që SPAK-u t’u hapë rrugën”.

“Kujdesuni rreth e rrotull, nga hunjtë e vjetër dhe të thyer që takoni çdo ditë në korridoret e Kuvendit, tek filizat e rinj dhe të shtrembër që shihni nga ana tjetër e bulevardit, deri tek ballisti Agron dhe komunisti Arlind që presin nga stacioni i trenit për të hapur rrugën  njërit për kotecin e pulave, tjetrit për kasollen me yll. Nuk e relativizoj problematikën e mprehtë të efekteve anësore të reformës, por dua që të gjithë ta mbajmë këtë fort parasysh përpara se të veprojmë,” tha Rama./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll