POLITIKË /

VIDEO/ 'Projekti ka ndryshuar', Rama premton nga Vlora: Nuk e kemi shitur, as nuk do e shesim Sazanin

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Vlorë se ishulli i Sazanit nuk është shitur dhe mbetet pronë e shtetit shqiptar, duke theksuar se projekti i zhvillimit është ndryshuar dhe nuk parashikon një resort të mbyllur. Sipas tij, plani synon më pak ndërtime dhe një profil kulturor e artistik që do të rrisë vlerën e gjithë zonës përreth.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ 'Projekti ka ndryshuar', Rama premton nga Vlora: Nuk e kemi
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, ka deklaruar se ishulli i Sazanit nuk është shitur dhe nuk do të shitet, duke theksuar se ai mbetet pronë e Republikës së Shqipërisë.

Rama sqaroi se projekti për zhvillimin e ishullit ka ndryshuar, duke theksuar se do të ketë më pak ndërtime dhe nuk do të jetë një resort i mbyllur, por një zhvillim me profil kulturor dhe artistik.

Kryeministri shtoi se projekti është ende në proces negocimi dhe synon të sjellë një nga zhvillimet më të rëndësishme në Mesdhe, në bashkëpunim me arkitektë ndërkombëtarë, duke rritur vlerën e të gjithë zonës përreth Vlorës.

Sipas Ramës, zhvillime të tilla do të ndikojnë pozitivisht në ekonominë lokale dhe në rritjen e vlerës së investimeve turistike në afatgjatë, ndërsa u bëri thirrje operatorëve turistikë të ndjekin një strategji të qëndrueshme për investimet e tyre.

Edi Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk e shesim ishullin sepse Sazani është pronë e Republikës së Shqip dhe do mbetet. Nuk e kemi përfunduar negociatën për Sazanin.

Sepse Republika e Shqipërisë do jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do investojë dhe administrojë ishullin. Shqiptarët janë të përfaqësuar në këtë iniciativë. Nuk do jetë një resort i mbyllur. Nuk do bëhet rezervatë, projekti i Sazanit ka ndryshuar si proces, si projekt ndërtimi. Do ketë shumë pak ndërtime. Do ketë profil kulturor, artistike.

Nga projektet më të bukura në Mesdhe. Bashkë me pjesën përballë Sazanin, me arkitektët më të mëdhenj të botës, do jetë një zhvillim që do i rrisi vlerën gjithë zonës. Ata që shikojnë ngushtë dhe flasin po e marrin të huajt nuk kanë si ta kuptojnë çfarë impakti kanë zhvillime të tilla për gjithë pronën rrethrrotull.

Do rritet vlera dhe çmimi i gjithë investimeve që do bëhen. Pa diskutim që kjo do jetë sjellë të mira për Vlorën. E rëndësishme që operatorët turistikë të jenë strateg për fatin e investimeve të tyre. Në 5 deri 10 vjtetë e ardhshëm. Investimi nuk duhet parë në vetvete, duhet bërë një strategji për të krijuar reputacion./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Tags:

edi rama

Poll