POLITIKË /

Ivanka Trump nuk është në Vlorë por në Miami krahas presidentit Donald Trump në një ndeshje UFC

Sipas mediave të huaja, Ivanka Trump ka marrë pjesë në eventin sportiv UFC 327 në Kaseya Center më 11 prill 2026, ku ka qenë e pranishme së bashku me familjarët e saj.

Shkruar nga Versus

Ivanka Trump nuk është në Vlorë por në Miami krahas

Ndërkohë që në disa media shqiptare u raportua lajmi se Ivanka Trump ndodhej në Vlorë, ajo në fakt është parë mijëra kilometra larg, në Miami, SHBA.

Sipas mediave të huaja, Ivanka Trump ka marrë pjesë në eventin sportiv UFC 327 në Kaseya Center më 11 prill 2026, ku ka qenë e pranishme së bashku me familjarët e saj.

Në këtë event është parë edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili është shfaqur në humor të mirë, duke përshëndetur të pranishmit dhe duke ndjekur ndeshjet nga vendi pranë ringut.

Pranë tij ndodheshin edhe anëtarë të tjerë të familjes, përfshirë Tiffany Trump dhe mbesat Arabella Kushner dhe Kai Trump, të cilët kanë ndjekur së bashku eventin sportiv.

 

Pas ndeshjes Donald Trump pati një bisedë me luftëtarin brazilian Paulo Costa, i cili shënoi një nokaut mahnitës në raundin e tretë ndaj të pamposhturit Azamat Murzakhanov për ta vendosur veten si pretendent për titullin e peshave të lehta dhe të rënda.

Të dy burrat shtrënguan duart dhe u panë duke biseduar. Një video shihet Costan duke falënderuar Trump për "atë që po bën" ndërsa Trump u përgjigj: " Je një burrë i bukur dhe një luftëtar i shkëlqyer ". Costa vazhdoi të fliste me Presidentin, por meqenëse anglishtja ishte gjuha e tij e dytë, ishte e vështirë ta kuptonte./Versus.al

 

 

Poll