AKTUALITET /

Pengmarrja e biznesmenit, a fshihet mbrapa gjobëvënies tregu i Call Centerave? Florian Sula, pjesë e grupit të Amand Josifit!

Florian Sula i ashtuquajturi biznesmen ndërtimi, në fakt drejton një nga grupet me aktivë të call centrave në Tiranë. 

Shkruar nga Versus
Pengmarrja e biznesmenit, a fshihet mbrapa gjobëvënies tregu i Call
Florian Sula

Një rrëmbim i planifikuar me detaje, i maskuar si kontroll policor, ka nxjerrë në pah lidhje të dyshuara mes biznesmenit 32-vjeçar nga Divjaka, Florian Sula dhe rrëmbyesve të tij. 

Konkretisht si porositës i kësaj vepre ishte Kevin Neza i cili kishte njohje me biznesmenin Sula.

Në polici Florian Sula ka pohur se ndaj Kevin Nezës kishte nje borxh një shumë prej 30 mijë euro, borxh të cilin nuk ia kishte kthyer. 

Nisur edhe nga kjo situatë dy vëllezërit Jurgen e Kevin Neza dhe djali i xhaxhit i tyre, Hysen Neza, vendosën ta merrnin peng Sulën në një parkim në zonën e 21 dhjetorit.

Florian Sula i ashtuquajturi biznesmen ndërtimi, në fakt drejton një nga grupet me aktivë të call centrave në Tiranë. 

32-vjeçari njihet edhe si bos call centrash, i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda, grup kriminal dhe pastrim parash në ndërtim, pjesë e grupit të Amant Josifit.

Sula ka investuar vitet e fundit qindra mijëra euro në pasuri të paluajtshme nga Tirana në bregdet, sipas një artikulli të publikuar nga Prapaskena. 

Pronat janë blerë me qëllim zhvillim e tyre për të ndërtuar hotele dhe vila, një formë kjo masive për pastrimin e parave të pista.

Një burim policor, i cili po monitoron Florian Sulën me kërkesë të agjencive të huaja ligjzbatuese, tha se Florian Sula, për të kamufluar pastrimin e parave që janë produkt i aktivitetit kriminal, ka përfshirë në skemë njerëz të afërt dhe të besuar.

Dinamika e pengmarrjes

Ngjarja nis pranë ish-Parkut në Tiranë, kur Sula largohet nga një lokal dhe futet në një rrugicë, ku tre autorët të maskuar me kapele, syze i afrohen si agjentë të BKH-së .

Ata e detyrojnë të hypë në automjet, duke e dërguar në një magazinë në Xhafzotaj.

Pasi e kanë dërguar në magazinë në Xhafzotaj, rrëmbyesit në fillim i kanë kërkuar biznesmenit Sula 2 milionë euro për ta liruar, pastaj 1 milion dhe në fund 500 mijë euro pas refuzimeve dhe dhunës fizike.

Në mëngjes vëllezërit Neza e kanë liruar me kusht Sulën që ai të sillte shumën që kishin rënë dakort.

Menjëherë pas kësaj, biznesmeni kallëzon në polici pengmarrësit e tij, duke çuar në arrestimet e shpejta përmes kamerave të sigurisë./Versus.al

Poll