POLITIKË /

Rama nderon Zayed-in për ndihmën ndaj shqiptarëve: S'ka musliman që viziton vëllanë e tij pa shtatëdhjetë mijë ëngjëj

Shkruar nga Versus

Rama nderon Zayed-in për ndihmën ndaj shqiptarëve: S'ka

Kryeministri Edi Rama priti mbrëmjen e djeshme në kopshtin e kryeministrisë presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed të cilin e falenderoi për ndihmën e dhënë për shqiptarët në luftën e Kosovës dhe për rindërtimin e apartamenteve të shembura nga tërmeti i 2019-ës në Durrës.

Për ta nderuar, Rama dekoroi presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe me titullin “Urdhri i madh me yll të mirënjohjes publike”.  Gjatë fjalës së tij falenderuese Rama përmendi edhe fjalë nga një hadith i Kuranit ku flitet për ndihmën që një musliman i jep një tjetri.

“Pata privilegjin të dëgjoj prej jush që në takimin tonë të parë sesi babai i juaj ndihmoi qindra mijëra shqiptarë duke ikur nga spastrimi etknik i Kosovës për në Shqipëri. Ju atëherë sihit një oficer i ri ushtrie që zbarkuat në pistën e ngritur nga babai juaj në veri të vendit tonë për të lejuar avionët të uleshin për ndihma humanitare për qindra e mijëra refugjatë.

Nuk ka musliman që viziton vëllanë e tij të sëmurë në mëngjes pa shtatëdhjetë mijë ëngjëj që luten për të në mbrëmje dhe ai do të ketë fruta nga Parajsa”- u shpreh Rama mes të tjerash. Versus.al

 

Poll