Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për vizitë në Izrael ku është nderuar nga presidenti Isaac Herzog me medaljen presidenciale të nderit. Herzog solli në vëmendje ndihmën e popullit shqiptar ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore duke thënë se kjo tregonte vlerën e kodit të besës.
“Nder i madh t’u uroj mirëseardhjen në rezidencën presidenciale dhe tu jap medalje presidenciale të nderit të Izraelit, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, që kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre.
Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit mbrojtjes dhe integritet ndihet në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar, gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo që u dhanë strehë hebrenjve që arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës. Kjo thirrje integriteti e nderi e popullit tuaj gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj”, tha Isaac Herzog.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë Edi Rama, tha se e kishte të vështirë të gjente fjalët për këtë nderim, ndërsa u shpreh se medaljen e merr në emër të popullit shqiptar.
“E kam veçanërisht të gjej fjalët. Duke u përballur me një surprizë të tillë nuk kam fjalë. Do përpiqem të them disa fjalë zemre duke e filluar me një mendim shumë të sinqertë që ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të popullit shqiptar dhe të të gjithë shqiptarëve myslimanë e të krishterë të cilët vunë veten në rrezik gjatë orëve të vetme të historisë moderne dhe u kthyen në të vetmin vend që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj. Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria u bë strehë për hebrenjtë të cilët erdhën për të qenë të sigurt”- tha Rama. Versus.al








