POLITIKË /

Rama nuk i lëshon "të vetët"/ 3 muaj përpara zgjedhjeve vendos drejtuesit politikë në “lista të sigurta”

Teksa na ndajnë vetëm 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare në vend, Kryeministri Rama duket se ka ndryshuar strategji për deputetët socialistë që do jenë në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 Majit dhe ata që do të nglelen jashtë tyre...

Shkruar nga Versus

Rama nuk i lëshon "të vetët"/ 3 muaj përpara

Teksa na ndajnë vetëm 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare në vend, Kryeministri Rama duket se ka ndryshuar strategji për deputetët socialistë që do jenë në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 Majit dhe ata që do të nglelen jashtë tyre... ndonëse formula e listave u dakordësua në verën e 2024 mes Damian Gjiknurit të Partisë Socialiste dhe Oerd Bylykbashit të Partisë Demokratike. Sipas përfaqësuesve të grupeve të dialogut 1/3 e listës shumë emërore të kandidatëve do të jetë e mbyllur dhe do të caktohet nga kryetari i partive, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi për votë parapëlqyese në 2/3 e mbetur të listave për çdo parti politike.

Referuar burimeve brenda Partisë Socialiste  ky ndryshimi i Ramës vjen me arsyetimin së nëse drejtuesit e ekipeve elektorale do të ishin në listë të hapur, atëherë përqendrimi i tyre do të zhvendosej tek sigurimi i votave personale dhe jo tek puna e përbashkët e të gjithë skuadrës.

Megjithatë një nga sfidat kryesore të drejtuesve politikë të qaqeve është dhe sigurimi i votes së Diasporës, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2025 për here të parë. Përkatësisht drejtuesit politik të Vlorës, Gjirokastrës, Fierit së bashku me deputetët dhe zv/ministra do të kujdesen për regjistrimin e emigrantëve në Athinë. Sipas informacioneve nga selia roz%, shqiptarët në Selanik do të jenë nën kujdesin e të ngarkuarit politik për qarkun e Korçës së bashku me Sekretaren për marrëdhënie me jashtë në PS.

VOTA E DIASPORËS, TAKIMET E PARTISË SOCIALISTE

Në Itali: Taulant Balla, Ermal Dredha, Zerina Bruçi, Milva Ekonomi, Etilda Gjonaj

Në Athinë: Belinda Balluku, Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Lindita Nikolla, Evis Kushi, Silda Anagnosti

Qeveria Rama e ka shprehur qartë synimin për një mandat të katërt qeverisës. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: