POLITIKË /

Rama: Projekti i Zvërnecit mbështetet nga investitorë që kanë zhvilluar destinacione turistike elitare në Katar

Rama vijon të mbrojë projektin e Zvërnecit, duke theksuar se investitorët e përfshirë kanë zhvilluar disa nga destinacionet turistike më prestigjioze në Katar. Sipas tij, Power International Holding është një kompani globale me reputacion të konsoliduar dhe investimi në Zvërnec do të kontribuojë në zhvillimin turistik të Shqipërisë.

Shkruar nga Versus

Rama: Projekti i Zvërnecit mbështetet nga investitorë që
Kryeministri Edi Rama ka vijuar të mbrojë projektin turistik të Zvërnecit, duke sjellë si shembull eksperiencën dhe reputacionin ndërkombëtar të investitorëve të përfshirë në këtë nismë.

Sipas Ramës, ishulli luksoz në Katar, i administruar nga brendi prestigjioz Anantara dhe një nga destinacionet më të vizituara në Lindjen e Mesme, është zhvilluar nga vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarë të konglomeratit Poëer International Holding, të cilët janë gjithashtu blerës të tokës private dhe bashkëinvestitorë në projektin e Zvërnecit.

Kryeministri theksoi se është e paarsyeshme të mendohet se një kompani me përmasa globale do të rrezikonte reputacionin e saj me projekte që nuk respektojnë standardet ndërkombëtare.

Ai shtoi se Shqipëria nuk mund të mbetet peng e skepticizmit dhe kundërshtimeve që, sipas tij, kanë penguar zhvillimin për dekada.

Poëer International Holding është një nga grupet më të mëdha të biznesit në Katar, me mbi 400 kompani, rreth 65 mijë punonjës dhe operacione në 25 vende të botës, sipas kryeministrit Rama.

Portofoli i saj vlerësohet në rreth 40 miliardë dollarë dhe përfshin sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga ndërtimi dhe turizmi deri te shëndetësia dhe energjia./Versus.al

Postimi i plotë i Ramës: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 

Poll