POLITIKË /

Spotet për natyrën dhe shfaqja e flamingove në videot e BE, a ishte 'rastësi' Gonzato në protestë?

Shkruar nga Versus

Spotet për natyrën dhe shfaqja e flamingove në videot e BE, a

Mbrëmjen e djeshme një moment i pazakontë gjatë protestës së disatë radhazi në Tiranë, bëri bujë në rrjetet sociale. Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato u pa duke ecur i veshur sportiv pranë vendit ku po zhvillohej protesta duke ngritur shumë pikëpyetje.

Megjithatë, delegacioni i BE reagoi për mediat duke thënë se shfaqja e Gonzatos pranë vendit ku mbahej protesta, kishte qenë krejt e rastësisshme dhe se nuk kishte asnjë lloj simbolike pas saj.

Por nga një vëzhgim i bërë në faqen zyrtare online të Bashkimit Evropian vihet re se që prej një muaji janë publikuar në vazhdimësi thirrje për të mbrojtur natyrën.

“Natyra na flet çdo ditë. Por ne kemi harruar ta dëgjojmë. Çfarë je gati të bësh për ta mbrojtur”- shkruhet bashkangjitur videos së publikuar më datë 16 prill.

Spotet për natyrën dhe shfaqja e flamingove në videot e BE, a

Në një tjetër video tjetër të publikuar më 22 maj, ku sërish flitet për nevojën e mbrojtjes së natyrës duke dhënë edhe një tjetër mesazh kundër betonizimit, shfaqen edhe flamingot që tanimë janë kthyer në “simbol” të protestës së nisur për Zvërnecin në Tiranë, por që tanimë ka marrë përmasa më të mëdha duke kërkuar si kush dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër politike që ka drejtuar vendin përgjatë 35 viteve të fundit.

Spotet për natyrën dhe shfaqja e flamingove në videot e BE, a

Të gjitha këto detaje ngrenë pikëpyetje nëse shfaqja e Gonzatos mbrëmë në protestë ishte thjesht “rastësi” siç pretendon delegacioni i BE.

‘Heshtja’ e ambasadave për protestat në Tiranë

Ajo çfarë bie në sy nga ambasadat e huaja në kryeqytet është ‘heshtja’ kur vjen puna tek njoftimi për shtetasit e tyre para protestave të caktuara. Kujtojmë se sa herë që PD mban protestë, ambasada amerikane në Tiranë lëshon njoftim për shtetasit amerikanë duke ju bërë thirrje që të qëndrojnë larg vendeve ku mbahen këto protesta pasi mund të jenë të rrezikuar nga dhuna.

Ndërsa për protestat masive në Tiranë nuk ka patur thirrje të tilla, mbase duke parë edhe sjelljen e qytetarëve të cilët pastrojnë edhe sheshin pas protestave. Versus.al

Poll