Pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin e Lezhës këtë verë po shijojnë jo vetëm plazhe të pastra dhe një natyrë tërheqëse, por edhe zgjerimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një video nga zona bregdetare, duke theksuar ndryshimet pozitive që po i japin Lezhës një imazh më modern e mikpritës.
“Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe, por edhe të menaxhuara me standarde optimale, për të ofruar eksperienca të bukura për të gjithë”, shkruan kryeminisri Rama. /Versus.al







