
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me numrin e të paraburgosurve në Shqipëri, gjë që e ka konsideruar vazhdimisht si një kritikë që bëhet edhe nga Këshilli i Evropës.
Së fundmi nëpërmjet një video zyrtarit të KiE, Gianluca Esposito i cili nënvizoi nevojën që të konsiderohen masa të tjera përpara se të shkohet në ‘arrestin me burg’, Rama shkruan se arrestimet pa gjyq në Shqipëri kanë sjellë rezultat skandaloz.
“Arresti me burg pa gjyq si praktikë normale në Shqipëri, ka sjellë rezultatin skandaloz të një vendi europian me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur, duke alarmuar Këshillin e Europës.
Pjesë nga prononcimi i djeshëm në Tiranë i Gianluca Esposito, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, Këshilli i Europës”- shkruan Rama krahas videos së publikuar.
Kreu i qeverisë e ka përmendur edhe më herët si kritikë për SPAK-un, por menjëherë Prokuroria e Posaçme iu përgjigj duke i vënë në dispozicion shifra që tregonin se të paraburgosurit e tyre zinin një vend të ulët krahasuar me të paraburgosurit e tjerë dhe se kryesisht bëhej fjalë për persona të rrezikshëm të krimit të organizuar. Versus.al

